17 vjeçarja që luftoi me ariun, tregon plagët që i mori

 

Një vajzë adoleshente në Kaliforni u bë lajm gjithandej pasi luftoi me një ari për t’i shpëtuar qentë e saj.

Në videon e postuar të martën në TikTok, një ari është parë duke ecur mbi murin e oborrit të një shtëpie në Kaliforni, me të vegjlit e saj, ndërsa një grup i qenve u përpoqën për të luftuar atë.

Kafsha e egër prek me kërcënim njërin nga qentë ndërsa këlyshët e saj ikën, pikërisht kur 17-vjeçarja Hailey Morinico nxiton për t’i shpëtuar qentë e saj, transmeton rtv21.tv.

“Unë shkova te ariu dhe e shikova në sy dhe gjëja e parë që mendova të bëj është ta shtyj atë”, tregoi Morinico duke thënë se lëndoi gishtin dhe gjurin nga takimi me ariun.

“Të them të drejtën nuk mendoj se e shtyva aq fort, thjesht e shtyva aq sa të humbasë ekuilibrin e saj”, kujton adoleshentja.

Adoloshentja tha se në vendin ku jeton ajo, takimet me arinj janë të zakonshme gjatë verës./21Media

Back to top button