​Konjufca takohet me presidentin Meta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e vizitës në Kosovë në përfundim të mandatit të tij.
Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Konjufcën presidenti shqiptar, Ilir Meta do tu adresohet me fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovë, në ora 11:50. Ndërsa më pas, në ora12:15 do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Back to top button