Meta mbështet rezolutën kundër raportit të Dick Marty

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbështeti rezolutën e nga Partia Socialiste kundër raportit të Dick Martyt, e cila u miratua dje nga Kuvendi i Shqipërisë me 125 vota.
“Ajo që dëshiroj të theksoj me rastin e një pyetjeje të tillë është se çdo akt që i shërben demontimit të akuzave të Dick Martyt, ne e dimë shumë mirë kush qëndron pas këtyre akuzave, gjithçka është shumë e rëndësishme dhe shumë pozitive. Dua të shpreh bindjen e palëkundur, siç e kam pasur dhe për liderët e UÇK-së të cilët kanë fituar lirinë, ashtu ish-presidenti Thaçi dhe të gjithë liderët e tjerë të arrestuar do të mbrojnë me dinjitet luftën e ushtrisë çlirimtare. “, tha ai në konfercë për media pas pyetjes së RTV21 se a e mbështet këtë rezolutë.
Tutje ai tha se Shqipëria e Kosova duhet të kordinojnë çdo gjë në mënyrë që të përforcohet edhe më shumë shtetësia e Kosovës
Uroj dhe besoj që shumë shpejt ata të kthehen në Kosovë. Ajo që dua të theksoj është se Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë çdo gjë me njëra tjetrën. Nuk është çështja vetëm te një proces, por ne duhet të koordinojmë çdo ditë që shtetësia e Kosovës të përforcohet akoma më shumë. Kemi shumë më tepër për të bërë në këtë aspekt se sa sot. Të paktën shpinën t’ia ruajmë njëri tjetrit në çdo sekond”, tha Meta./21Media

Back to top button