​Kosnett: FSK po kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se vendosja e përbashkët e FSK-së me ushtrinë amerikane në Kuvajt, është demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale.

“Vendosja e përbashkët e FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik i vërtetë – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por edhe si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Kosnett në Twitter./21Media

Back to top button