​Kosova do të jetë vendi pritës i ushtrimit fushor “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova do të jetë vendi që do ta presë ushtrimin më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.
Siç ka njoftuar Mehaj, përgatitjet po vazhdojnë.
“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi”, ka thënë Mehaj.
Mehaj ka thënë se ushtria e Kosovës në “Defender Europe 23” do të marrë pjesë në dy regjimente.
“Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, ka thënë Mehaj./21Media

Back to top button