​Kosova me planin e reagimit për Coronavirus

Kosova gati për Koronavirusin

Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten planin e gatishmërisë dhe regimit për Coronavirusin , Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale, ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucioal; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.

Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave spcifike si karantina në rast nevoje.

Komitetit për Sëmundje ngjitëse, bën të ditur se për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.

Back to top button