​Kosova përfundon nesër garat në “Tokio 2020”

 
Egzon Shala do të garojë nesër në kuadër të mundjes në Lojërat Olimpike, ku edhe do të jetë gara e fundit.
Mundësi ynë do të zhvillojë garën e tij të parë në “Tokio 2020”, ku do të përballet në raundin e parë me mundësin nga Algjeria Djahid Berrahal.
Shala, në kategorinë deri në 125 kilogramë do të fillojë garën e tij me fillim nga ora 04:42 të mëngjesit, në bazë të kohës lokale në Kosovë.

Back to top button