​Ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

 
Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aspekte të jetës, përfshirë shëndetin e zemrës.
Ushqime të caktuara mund të përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe nga ana tjetër të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Mbajtja e kolesterolit tuaj në një nivel normal duke zgjedhur ushqimet e duhura do t’ju ndihmojë të bëni një jetë më të shëndetshme.
Arra
Në një përmbledhje të tri studimeve të mëdha, njerëzit që hëngrën më shumë arra kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.
Arrat janë veçanërisht të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, sepse ato përmbajnë një acid alfa-linolenik shumë të rëndësishëm omega-3, i cili shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kardiovaskulare, të tilla si sulmi në zemër ose goditja në tru.
Avokado
Përmban shumë yndyra të shëndetshme të pangopura dhe fibra dietike që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Një studim i vitit 2020 zbuloi se njerëzit që ishin mbipeshë dhe që hëngrën një avokado në ditë kishin një profil të përmirësuar të kolesterolit në krahasim me kohën para marrjes së avokados.
Elbi
Është një lloj i fibrave të tretshme që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit duke bashkëvepruar me yndyrat dhe kripërat biliare në traktin tretës.
Një përmbledhje dhe meta-analizë e provave të kontrolluara të rastësishme nga viti 2016 zbuloi se beta-glukani i elbit ul nivelet e kolesterolit. Prandaj, përfshirja e elbit në dietë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Çokollatë e zezë
Studimet kanë treguar se flavonoidet e pranishëm në çokollatën e zezë dhe kakaon mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Sidoqoftë, nuk është mirë të hahet shumë çokollatë, pasi shpesh është e pasur me sheqerna shtesë, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës. Është më mirë të kufizoni marrjen tuaj të përditshme të çokollatës së zezë në një pjesë më të vogël dhe të zgjidhni një që përmban të paktën 70 për qind kakao.

Back to top button