​Krasniqi takoi sekretaren e ANOC

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me sekretaren e përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg.
Sekretarja Lindberg ka shfrytëzuar rastin që përmes këtij takimi të uroj Krasniqin për dy medaljet e arta olimpike të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Krasniqi e ka falënderuar sekretaren Lindberg për përkrahjen e vazhdueshme të ANOC-ut dhe bashkëpunimin e tyre me Kosovën.
Takimi i mbajt në ambientet e ANOC-ut në Tokio, ku temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi dhe përkrahja e ANOC-ut ndaj Kosovës në të ardhmen për projekte të ndryshme.

Back to top button