​Shtrenjëtimi rrymës: ZRRE-ja duke pritur komentet!

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se pas pranimit të komenteve për tarifat e reja të energjisë elektrike do të dalin me raportin përfundimtar për vendimmarrje, por nuk ka treguar nëse tarifat e reja do t’u faturohen qytetarëve në mënyrë retroaktive prej datës 1 shkurt.
Në një konferencë për medie pas mbledhjes sotme të ZRRE-së, Fejzullahu tregoi se cilat institucione kanë dërguar komentet deri ditën e sotme.
“Ne i kemi publikuar gjitha komentet që kanë ardhur deri më tani. Ato që janë në ueb faqe të ZRRE-së, sekretariati, INDEP dhe disa palë tjera, këtë rast KEDS-KECO dhe KOSTT kanë dërguar komentet. Po presim, afati i fundit për komente është deri në orën 16:00 ose 18:00… Sipas legjislacionit deri më 31 janar është afati për dorëzimin e komenteve, pas pranimit të komenteve ZRRE-ja do të del me një raport përfundimtar dhe do t’i përgjigjet gjitha komente. Aty do të vendoset për të hyrat e të licencuarave, përkatësisht tarifat”, tha ai.
Krahas kësaj, ai bëri të ditur se blloqet e termocentralit Kosova B nuk do të shkojnë në remont në vitin 2022.
“Blloqet e (KEK-ut) B gjatë vitit 2022 nuk do të shkojnë në remont me qëllim të vendosjes së elektro-filtrave, por njëri prej blloqeve do të shkojë në remont për arsye tjera që nuk kanë të bëjnë me elektro-filtrave”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme, bordi miratoi edhe Bilancet Vjetore të Energjisë Termike për ndërmarrjet NQ “Termokos” dhe NQ “Gjakova”.
Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të Licencës për Furnizim, që të ushtrojë përkohësisht, por jo me gjatë se gjashtë muaj funksionin e furnizuesit të mundësisë së fundit, periudhë kjo brenda të cilës do të zhvillohet tenderi i ri. Ndër të tjera Bordi i ZRRE-së, ka shqyrtuar edhe aplikacionin tarifor të NQ Gjakova për sezonin 2021/22./KP

Back to top button