​Kuka në 14-vjetorin e Pavarësisë: Kosova mbi të gjitha

 
Trajneri i xhudos, Driton Kuka uroi qytetarët e vendit me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kuka ka thënë se është nder e krenari ta rrisin emrin e Kosovës gjithandej në Botë.
Ai bashkë me një fotografi të xhudistëve që fituan medalje të arta ka shkruar “Kosova mbi të gjitha”.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Back to top button