​Kurti: Dëshmorët janë bartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni

 

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar ditën e dëshmorëve, duke thënë se 5 Maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni.

“Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri. Nëse historia jonë e përmban dëshminë e tyre, ajo na dëfton prej nga vijmë. Nëse historia shkruhet sipas frymës që themeloi çdo herë akti i tyre, atëherë ne do të dijmë sigurisht se kah shkojmë. 5 maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët. Dëshmorët na bashkojnë. Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”, ka shkruar kryeministri.

Back to top button