​Kurti: Së shpejti filloj planin për heqjen e taksës në faza

​Kurti takon Grupin Parlamentar “6 Plus”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim deputetët e Grupit Parlamentar “6 Plus”, njëherësh partner në koalicionin qeveritar.

Ata shprehën kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, për të cilën kryeministri Kurti tha se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet.

Në takim kryeministri Kurti i njoftoi deputetët se situata në vend pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë është stabile dhe masat e marra nga qeveria janë të mjaftueshme dhe po e mbajnë gjendjen nën kontroll.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e “6 Plus” kërkuan nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe vlerësuan se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje. /21Media

Back to top button