​Kurti: Serbia ka mbyllur sytë ndaj luftës në Ukrainë

Sot Prishtina ka qenë nikoqire e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, i cili organizohet nga The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Këtë vit temë e Samitit për Paqe dhe Siguri ka qenë agresioni ushtarak rus në Ukrainë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor tha po të ishte Serbia demokraci e vërtetë nuk do të ishte një kërcënim kaq i madh për rajonin.
“Po të ishte Rusia demokraci e vërtetë me shumë gjasë nuk do ta sulmonte kurrë Ukrainën dhe ngjashëm po të ishte Serbia demokraci e vërtetë jo një është me një parti ku opozita nuk ka kurrfarë gjase të fitoj nuk do të ishte një kërcënim kaq i madh ndaj paqes afatgjate në rajonin tonë… Autokratët e kthejnë shpinën ndaj popullit të tyre për ta përqafuar njëri-tjetri kjo tendencë e një shfaqjeje sidomos në marrëdhëniet e ngrohta në mes të Rusisë dhe Serbisë. Serbia ende vazhdon të refuzoj bashkimin me sanksione ndaj Putinit dhe oligarkëve të pasur që ndihmojnë këtë shtet. Që nga fillimi i luftës Beogradi ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus, krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të drejtave të njeriut”, tha Kurti ndër tjera.
Ndërsa, në këtë Samit të radhës po marrin pjesë figura të larta politike vendore e ndërkombëtare./21Media 

Back to top button