Publikohet klipi në formën e një animacioni të veçantë për këngën “T’huj” nga Shpat Deda

Të hënën, u publikua videoklipi nga Shpat Deda për këngën me titull “T’huj” në kanalin zyrtar të kantautorit në Youtube dhe në të gjitha platformat online.
Kantautori Shpat Deda e ka publikuar videoklipin në formë të një ‘stop motion’ animacioni për këngën me titull “T’huj” nga albumi i fundit i tij “Rrugës”.

Kënga “T’huj” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, i cili e ka bërë edhe pjesën kryesore të aranzhmanit. Produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin. ndërsa kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin. Masterizimi i këngës është bërë në studion Jammin Masters në Berlin me inxhinier masterizimi Cem Oral.
Animacioni që shihet në videoklipi është punuar nga Lorna Çekixhi dhe Joan Kamberaj nga Tirana. Lorna Çekixhi është përkujdesur për konceptin, skenarin, dizajnin e karaktereve dhe të seteve, montazhën e ka bërë vet Shpat Deda ndërsa për rregullimin e ngjyrave është përkujdesur Rron Ismaili.
Albumi “Rrugës” i Shpat Dedës është lansuar në dhjetor të vitit 2020./21Media

Back to top button