​Kurti: Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për vendimet në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se sot kanë bërë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet qeverisës që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies sociale.
Kurti ka renditur vendimet që u morën sot e ndër të tjerash për ndarjen e mbi 40 milionë eurove dhe themelimin e Grupit Punues Ndër-institucional, që do të punojë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të problemit të pagesës së policës kufitare për bashkatdhetarët, përfshirë edhe ndërmarrjen e hapave per anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.
Një ndër vendimet qe u morën sot është edhe për “mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave”./21Media

 

Back to top button