3 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një 20- vjeçar

Tre viktima dhe 844 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se  nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19,  një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.
Ndërkohë njofton se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 266 raste, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar.
Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button