​Kurti uron përfaqësuesit e komunitetit goran

 

 

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, priti në takime të ndara përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit goran në Kosovë, me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë – Ditën e goranëve.

Në një fjalë rasti, kryeministri ua uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë.

Kurti e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se e çmon lartë angazhimin e tyre në mbrojtjen e identitetit dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve.

Përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan Kurtin për detyrën dhe ritheksuan vullnetin e gatishmërinë e komunitetit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.

Back to top button