​Kurti: Zvicra duhet të shihet si një model për zhvillimin e Kosovës

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka uruar shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.

Ai me këtë rast ka përkujtuar se Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250 mijë shqiptarë.

Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

 

Back to top button