Kujdes sot! IHMK paralajmëron reshje lokale dhe mundësi për breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë së hënës në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku pritet tw ketw shkarkime rrufesh dhe, në disa zona të izoluara, edhe mundësi për breshër.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsiu.
Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë. Gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive, priten edhe fuqizime të përkohshme të erës.
IHMK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku mund të ketë stuhi lokale të shoqëruara me rrufe dhe breshër.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?