Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë gjyqtarët për Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme për këtë pozitë.
Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, ku 3 vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Etrur Maloku ka marrë 49 vota, Bardh Bokshi 29 vota, Hilmi Jashari ka marrë dhe Vigan Qorrolli me nga 18 vota.
Konjufca ka thënë se pasi dy kandidatët e fundit morën numër të barabartë të votave, tash do të votohet vetëm për Hilmi Jasharin dhe Vigan Qorrollin, pas së cilës do të dihet se cili prej tyre do të hyjë në listën përfundimtare për raundin e tretë.
Ndryshe, nga raundi i dytë më herët ishte hequr kandidati më pak i votuar – Shukri Sylejmani me 14 vota.