5 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë një  qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç.
Nga 5 mijë e 639 testime të kryera janë konfirmuar 547 raste të reja me COVID-19. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 239 raste.
Janë shëruar 298 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200 mijë e 181 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 506 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button