​Kuvendi miraton tri projektligje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë tri projektligje.
Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për Turizmin, Projektligjit për markat tregtare dhe Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare.
Përveç mazhorancës përkrahje këtyre projektligjeve iu dha edhe opozita. Ndërkohë për shkak të mungesës së kuorumit nuk u miratua Projektligji për akcizën në produktet e duhanit.

Back to top button