​Kuvendi në pauzë, raportimi i kryeministrit për dialogun në 14:30

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:30, atëherë kur edhe do të raportojë për dialogun kryeministri Avdullah Hoti.

Kryeministri Hoti pritet të flasë për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë për normalizim ekonomik.

Të zgjedhurit e popullit gjatë ditës dështuan të miratojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu disa rezoluta të LVV-së për pandeminë dhe Telekomin.

Back to top button