Ulja e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, në Kuvend kërkohet të zbatohen politika të ashpëra

 

Grupi i Grave Deputete ka a shprehur shqetësimin e tyre për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij.

Ditë më parë ndaj Pjetër Ndrecaj u dënua me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e gruas Valbonës dhe vajzës së tij.

Vlora Limani Hajnuni në emër të Grupit të Grave Deputet në seancën e sotme tha se institucionet e rendit dhe ligjit të zbatojnë politika të ashpëra ndaj çdo dhunuesi e në veçanti ndaj çdo kujt që ushtron dhunë në familje.

“Pa dashur të tingëllojë si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë si kryesuese e Grupit të Grave Deputet dhe në emër të anëtarëve të Grupit të Grave Deputete, shpreh shqetësimin lidhur me rastin e uljes së dënimit ndaj dorasit të vrasjes së Valbonës dhe vajzës së saj me shpresën që ky reagim mos të mbetët vetëm reagim fjalë por që institucionet e rendit dhe ligjit ato të cilat janë të thirrura të vendosin drejtësi vërtetë fillojnë të zbatojnë me rigorozitet dhe me pa pardon politika të ashpëra ndaj çdo dhunuesi e veçanti ndaj çdo kujt që ushtron dhunë në familje, sepse vetëm në këtë formë rastet e dhunës në familje nuk do të marrin epilog tragjik siç ishte rasti i Valbonës dhe vajzës dhe dhjetëra grave tjera”, tha Limani-Hajnuni.

Ajo theksoi edhe se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi por që niveli politik, qeveria dhe kuvendi duhet të zhvillojnë politika jo diskriminuese.

Sepse jo rrallë herë dëgjojmë raportet të ndryshme ku vihet në dukje neglizhenca dhe jo profesionalizmi i zyrtarëve të caktuar në institucionet e zbatimit të ligjit sidomos kur bëhet fjalë për dhunë në familje e sidomos dhunën ndaj grave. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë neglizhente e indiferent ndaj këtyre rasteve, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë duke marrë masa adekuate disiplinore ndaj çdo zyrtari i cili me apo pa vetëdije ka neglizhuar apo ka gabuar në rastet e dhunës në familje”, tha ajo.

Po ashtu ndaj këtij dënimi është deklaruar edhe deputetja Fjilla Ujkani nga Vetëvendosje. Ujkani thotë se vrasja dhe dhuna ndaj grave është pasojë e sistemit politik e ekonomik.

“Për shumë vite ishte ushtruar dhunë e shumëfishtë ndaj Valbona Ndrecaj por një natë mbi trupin e saj dhe të bijës u zmbrapsen e dhe plumba. Vrasësi ishte burrë e baba për të ndjerin. ..ky është turp dhe legjitimin ndaj secilit burrë që ushtron dhunë. Vrasja e dhuna ndaj grave është pasojë e këtij sistemi politik e ekonomik që po mirëmbahet nga pushtetet ë që po prodhojnë politika diskriminuese ndaj grave”, u shpreh Ujkani.

 

Back to top button