Ky është ylli i javës në Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës, së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
”YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti, Gerhard Progni i Gjilanit.
Progni përveç supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC.Drita (2:0).
Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion.