​Lajçak jep detaje nga takimet në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që sot të takohen në Bruksel në kuadër të procesit dialogut, në kohën kur tensionet në veri janë ngritur pas reciprocitetit për targat e automjeteve.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar ndaras me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
Lajçak në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga këto takime,
“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajçak./21Media 

Back to top button