Kaloni te përmbajtja kryesore

Numërohen mbi 7% e votave për deputetë, këta janë më të votuarit në VV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të kadidatëve për deputetë.

Deri tash janë procesuar 199 vendvotime apo rreth 7.97%.

Nga VV deri tash më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Tek PDK po prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.

Nga LDK, pesë të parët janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Ndërkohë, tek AAK prijnë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha,

Në njoftimin e KQZ’së theksohet se të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.

Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button