​Lajçak takoi edhe Mustafën

 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë takoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë ditës, Lajçak takoi ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn.

Ditën e djeshme, Lajçak takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Ndërkohë, ai pritet të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Back to top button