​Leicesteri fiton dramën ndaj Unitedit, City triumfon ndaj Burnleyt

 
Manchester United ka pësuar disfatë nga Leicester City.
4-2 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes edhe pse ajo fillo me epërsinë e “Djajve të Kuq” që shënuan për 1-0 pas 19’ minutave lojë, por shifrat i barazoi Tielemans në minutën e 31’.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar për 2-1 në minutën e 76’ më anë të Soyuncu, kurse Rashfrod riktheu baraspeshën tetë minuta para përfundimit të takimit.
Por, Leicester City reagoi sërish fuqishëm dhe shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Verdyt (83’) dhe Dakas në minutat shtesë.
Nga ana tjetër, klubi tjetër nga qyteti i Manchesterit, Manchester City triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Burnleyt me golat e Bernardo Silvas në minutën e 12; dhe Kevin De Bruyne në minutën e 70’.
Kjo fitore e vendosë Cityn në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Liverpooli në vendin e parë, kurse United pas kësaj humbje ka 14 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Back to top button