Vd*sin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i go*iti gjersa po luanin në trotuar

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen./vizionplus.tv