​Lushtaku viziton bashkëluftëtarët e tij në Gollak

 

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka qëndruar për vizitë në mesin e bashkëluftëtarëve të Gollakut.

Ai në një postim në Facebook shkruan se “është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë”.

Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ishte i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili.

Back to top button