​“Manchester United është mbeturinë”, BBC kërkon falje

Një mesazh u shfaq në kanalin BBC gjatë ditës duke thënë se “Manchester United është mbeturinë”.
Pas kësaj, shërbimi publik britanik u kërkoi falje tifozëve të United për gabimin në emisionin televiziv.
BBC deklaroi se artikulli i diskutueshëm u shfaq gabimisht gjatë prezantimit të rezultateve të tenisit.
Kjo u pasua me mesazhin “moti – shi kudo”. Prezantuesja Anita Mcveigh më pas u kërkoi falje shikuesve dhe u shpjegoi se një person gabimisht publikoi një tekst të tillë.
“Shpresoj që tifozët e Manchester United të mos ofendohen. Më lejoni të shpjegoj: dikush që po mëson, shtypi gjëra të rastësishme dhe kështu erdhi teksti. Ju kërkoj falje nëse e keni parë dhe jeni ofenduar dhe nëse jeni tifoz i United. Mirëpo ky është një gabim që nuk duhej të ndodhte”, tha prezantuesja.

Back to top button