Pas raportimit të RTV21, QKUK reagon për shtretërit dhe mbeturinat në objekt

Pas raportimit të RTV21 lidhur me shtretërit dhe mbetjet e tjera të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të vendosura në një objekt që po ndërtohet aty, ka reaguar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas kësaj qendre këto materiale do të largohen në një lokacion tjetër.
“Në lidhje me lajmin e publikuar nga RTV 21, ju njoftojmë se shtretërit dhe materialet e tjera që janë vendosur në këtë objekt në ndërtim, do të largohen dhe do të zhvendosen në një lokacion tjetër, në përputhje me procedurat për trajtimin dhe shitjen e mbeturinave metalike. Kështu, brenda 30 muajve, do ta kemi një objekt modern të Qendrës Emergjente në QKUK.”, thuhet në reagimin e QKUK-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?