​Mancini: Më vjen keq për anglezët por ne ishim të jashtëzakonshëm

 
Roberto Mancini ndjeu që Italia dominoi në finale kundër Anglisë dhe përshëndeti lojtarët duke thënë se ata ishin të jashtëzakonshëm pasi u bënë Kampionë të Evropës në Londër.
“Ishte e pamundur të mendohej për këtë, por djemtë ishin të jashtëzakonshëm, nuk ishte një lojë e lehtë dhe rrjedha e saj u duk se po komplikohej për ne, por pastaj ne e dominuam ndeshjen. Në penallti duhet të kesh pak fat dhe gjithashtu më vjen keq për anglezët, e jona është një miqësi që shkon përtej gjithçkaje, sepse Sampdoria shkoi përtej gjithçkaje. Sot një cikël është mbyllur, por duhet të them se djemtë tanë ishin të pabesueshëm sot.”” tha Mancini për Sky Sport Italia.
Mancini dhe ish shoku i tij i skuadrës në Sampdoria, koordinatori i ekipit, Gianluca Vialli, u përqafuan edhe një herë pas triumfit në “Wembley”./21Media
 

Back to top button