Kurti për mediumin katalunas: Spanja duhet ta kishte njohur qysh moti Kosovën, po punoj që kjo të ndodhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë tha për gazetën “El Periodico” se Spanja do të duhej ta kishte njohur qysh moti Kosovën si shtet.
Kurti tha se është duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë, meqë nuk ka asnjë mosmarrëevshje mes dy shteteve.
“Do t’u thosha atyre se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e veta territoriale. Serbia kreu gjenocid; nuk ka asnjë mënyrë për të bërë paralele midis Madridit dhe Beogradit. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm dhe Spanja duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, megjithëse ende ka kohë për ta bërë këtë. Po punoj drejt kësaj dhe shpresoj se do ta bëjnë. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Spanjën. Nuk ka pengesa për njohjen e Kosovës. Sa më shpejt të ndryshojë kjo, aq më mirë”, tha Kurti.