​Marihuanë në veturë e shtëpi, arrestohet tre persona

Tre persona janë arrestuar dje në fshatin Bibaj, magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar ata, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është bërë kontroll në një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 167 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë një sasi e vogël kokainë rreth 880 euro para të gatshme si dhe pajisje tjera.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button