​Mbi 200 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës në Shqipëri

 

Më shumë se 200 mijë qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga COVID-19.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 653,330 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Back to top button