​Mbi 24 mijë raste aktive me COVID-19

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 24 mijë e 484.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes si pasojë e Covid-19.
Ndërsa nga 10 mijë e 321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 1 mijë e 698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126 mijë e 409.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës. Deri më sot 318 mijë e 099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button