RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

11 ditë pritje për test të koronës, qytetarët ia mësynë laboratorëve privat

Për shkak se nuk ka termine të lira, deri në 11 ditë duhet të pritet për ta bërë testin e koronës. Mjekja njëherit dhe kryetare e Lidhjes së mjekëve privat në Maqedoninë e Veriut, Lilija Çollakova- De

nga Egzona Mehmeti8 shtator 20218 shtator 2021

Për shkak se nuk ka termine të lira, deri në 11 ditë duhet të pritet për ta bërë testin e koronës. Mjekja njëherit dhe kryetare e Lidhjes së mjekëve privat në Maqedoninë e Veriut, Lilija Çollakova- Dervishova tha se për këtë problem kanë pasur një mbledhje me bordin udhëheqës dhe ka rezultuar se mjekët nga të gjitha qytetet hasin në vështirësi për të caktuar një termin për testim në laboratorë shtetëror, si në Institutin për shëndet publik, poashtu edhe në Qendrat për Shëndet Publik.
“Reagimet e të gjithë koordinatorëve është se me të vërtetë është vështirë të arrihet në termin. Në Shkup thanë se duhet pritur deri në 11 ditë që të caktohet një termin për PCR, nëpërmjet Termini im. Neve nëpër vende më të vogla na duhen deri në 7 ditë, kështu që vlerësoj se situate është alarmante e nuk mund të themi se kemi pandemi e nuk kemi termine. Ndërkaq disa firma private shkojnë nëpër qytete, nuk dua të përmend këtu emra janë informacione nga pacientët, shkojnë bëjnë teste private për dy orë dhe paguajnë privat”, tha Çollakova-Dervishova.
Me këtë rast qytetarët,të cilët dyshojnë ose kanë simptoma të virusit korona, iu drejtohen laboratorëve privat. Mjekja Çollakova tha se një familjeje 5 anëtarëshe do tu kushtojë shumë shtrenjtë testimi në laboratorë privat.
“Tre anëtarë ose pesë nga e njëjta familje, të gjithë kanë simptoma të njëjta, a do të mund që të gjithë të paguajnë privat, përgjigja është se me të vërtetë është problem financiar”, shtoi ajo.
Drejtori i Institutit për shëndet publik, Shaban Memeti mohoi të ketë ndonjë problem ose mungesë testesh. Ai tha se kanë realizuar mbi një mijë teste në nivel ditor, andaj vlerëson se problem mund të jetë te “Termini im”.
“ISHT në periudha krizash në pranverë ka bërë deri 1.400 teste në ditë dhe tani ne maksimumi që mund të bëjmë është 400-450. Nuk e kemi atë presion për kërkesa për detektim të virusit Covid-19. Mbase është problem teknik që duhet të flisni me “Termini im””, tha Memeti.
TV21 kontaktoi edhe drejtorin e Sistemit elektronik shëndetësor “Termini im”, Refik Mustafi, por ai tha se nuk ka problem te sistemi për caktimin e terminëve.
Ndryshe në raportin e MSH-së vërehet se numri më i madh i testimeve është nga laboratorët privat. Nga laboratorët shtetëror ka shumë pak, shkruan TV21./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

45 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë