​Mbi 300 raste aktive me COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht janë 312 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të IKShPK-së nga 2 mijë e 368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërkaq janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961.
Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, deri më sot janë regjistruar 161,262 raste me COVID, prej tyre 2,989 persona humbën jetën/21Media

Back to top button