Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga fillimi i muajit dhjetor Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë./21Media 
 

Back to top button