​Mbi 762 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 617 mijë e 512 doza të vaksinës.
Deri më sot 762 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button