​Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Sot në ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,
22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
V. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
12. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./21Media

Back to top button