Sot dhe nesër mbyllet për qarkullimin rruga “Muharrem Fejza”

Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim të premten dhe të shtunën.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit.
Do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”.
“Për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook./21Media

Back to top button