Mbyllet derbi madrilen, Reali mposht Atleticon
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku gjigandi spanjoll Real Madrid ka arkëtuar tre pikët e plota.
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 kampionin aktual të La Ligas Atletico Madridin.
Fillimisht, ishte sulmuesi francez Karim Benzema ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar golin e parë për Realin në minutën e 16’ të ndeshjes.
Epërsinë në 2:0 e dyfishoi sulmuesi anësorë Marcos Asensio, i cili në minutën e 57’ shënon golin e fitores për Realin dhe të fundit në këtë ndeshje.
Me tre pikët e reja, Real Madridi vazhdon qëndrimin në vendin e parë të tabelës, ku pas 17 ndeshjeve ka arkëtuar 42 pikë, 13 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Atletico Madridi që zë vendin e katërt në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Real Madridit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?