Kreu i FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant

Nëmbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media pranë Presidencës.
Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant i FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.

Back to top button