​Mbyllet pjesa e parë ndërmjet Romës dhe Feynoord-it, italianët në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Konferencës ku po ballafaqohen Roma dhe Feynoord-i.
Në një sfidë që filloi me shumë qetësi, por që ritmi u shpejtuar në 15 minutat e fundit, u realizua vetëm një gol.
Skuadra e Jose Mourinho-s e gjeti golin e epërsisë në minutën e 33-të kur mesfushori ofanziv Nicolo Zaniolo shënoi nga afërsia për 1-0.
Përveç fushës, një “ndeshje” po zhvillohet në tribuna ku të dy taborët e tifozëve po shfaqin spektakël duke mbështetur skuadra e tyre në fushë.
Stadiumi “Air Albania” është i stërmbushur me tifozë.

Back to top button