​Mbyllet pjesa e parë në “Derby d’Italia”, Juventusi në epërsi kundër Interit

 

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e xhiros së 37 të Serie A mes Juventusit dhe Interit, ku pas 45’ minutave lojë “Zonja e Vjetër” është duke udhëhequr me rezultat 2:1.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi ylli portugez Cristiano Ronaldo në minutën e 24’, kurse shifrat i barazoi në 1:1 sulmuesi belg i Interit Romelu Lukaku në minutën e 35’.

Kur shihej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të barabartë, ishte mesfushori i Juventusit Juan Cuadrado, ai i cili shënoi për 2:1 në minutën e 45+4’ shtesë, kështu duke e dërguar “Zonjën e Vjetër”, në pushim me epërsi minimale kundër “Nerazzurëve”.

Pjesa e parë:

Juventus 2 – 1 Inter

Back to top button