​Më 29 prill mbahet ankandi i letrave me vlerë

Pas një jave do të mbahet ankandi i katërt për 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 29 prill 2020 do të mbahet ankandi i katërt për 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button